Real Betis ka shprehur interes serioz për mesfushorin shqiptar të Interit, Kristjan Asllani, por sipas raportimeve nga Italia dhe Spanja, palët janë ende larg një marrëveshjeje për çmimin e kartonit.

Sipas “ABC” në Spanjë, klubi nga La Liga ndodhet në bisedime të avancuara me Interin për transferimin e Asllanit, me një ofertë që varion nga 6 deri në 8 milionë euro.

Megjithatë, “Calciomercato.com” raporton se Inter nuk është i gatshëm të pranojë asnjë ofertë më të ulët se 18–20 milionë euro, çka krijon një hendek të konsiderueshëm mes kërkesës dhe ofertës.
Kristjan Asllani, 23 vjeç, ka përfunduar sezonin e tij të dytë me Interin, por nuk ka arritur të konsolidohet si titullar në formacionin e Simone Inzaghit.

Ish-mesfushori i Empolit është në listën e lojtarëve të gatshëm për t’u shitur, por vetëm nëse vjen një ofertë që përputhet me vlerësimin e klubit.

Si zgjidhje për të afruar qëndrimet, Betis mund të propozojë një përqindje në shitjen e ardhshme të lojtarit (sell-on clause), për të kompensuar ofertën më të ulët financiare.

Aktualisht, sipas burimeve italiane, bisedimet nuk janë ende në fazë të avancuar, por interesimi nga ana e Betisit është real dhe konkret.

E ardhmja e Asllanit në Milano mbetet e pasigurt, dhe zhvillimet në ditët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit të kombëtares shqiptare./Express

Real Betisi i hap bisedimet me Interin për Kristjan Asllanin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version