minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Loriana Kuka eliminohet nga Grand Slami i Bakus - Shqiperia.info

Loriana Kuka është eliminuar nga Grand Slami i xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja kosovare u eliminua në ndeshjen e parë të repesazhit nga ukrainasja, Yelyzaveta Lytvynenko.
Fillimisht, Kuka shënoi dy fitore të njëpasnjëshme, për t’u ndalur më pas në çerekfinale.

Kësisoj, Kosova e mbyll garimin me një medalje të argjendtë të Nora Gjakovës në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Norën e hendikepoi lëndimi, i cili ia pamundësoi asaj paraqitjen në finale.

Në këtë Grand Slam u paraqitën edhe Laura Fazliu dhe Dardan Cena, por që nuk arritën të futeshin në zonën e medaljeve.

Loriana Kuka eliminohet nga Grand Slami i Bakus / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version