Futbollistët e Livepulit kanë udhëtuar drejt Portugalisë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotas dhe vëllaut të tij Andre Silva, të cilët vdiqën pas një aksidenti me makinë, gjatë ditës së enjte në Spanjë.
Lojtarët dhe stafi i Liverpoolit, i udhëhequr nga Virgil van Dijk dhe Andy Robertson, kanë mbërritur për funeralin e Diogo Jota dhe Andre Silva në Portugali të shtunën në mëngjes.
Tribunat me lule kanë numrin 20 dhe numrin 30, numrat përkatës të skuadrës së dy vëllezërve.
Krahas tyre janë edhe ish-lojtarët Jordan Henderson, James Milner, Caoimhin Kelleher, Thiago dhe Fabinho.
Të pranishëm janë edhe anëtarët e kombëtares së Portugalisë dhe menaxheri i tyre, Roberto Martinez.
Momenti kur futbollistët e Liverpulit arrijnë në funeralin e Diogo Jotas / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.