minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“PGL Major Copenhagen 2024”, ekipi shqiptar po tenton kualifikimin, Guild Eagles do përballet me ENCE - Shqiperia.info

Ekipi shqiptar i CS:GO, Guild Eagles do të ballafaqohet me ENCE në kualifikueset për Major, kompeticionin më të madh në botë në CS2.

Guild Eagles nuk e kanë filluar mirë në ‘PGL Major Copenhagen 2024: European RMR’, pasi u mposhten nga ekipi Mouz me rezultatin 16-14.

Tani, ekipi shqiptar ka bilanc prej 0:1, pra ka një humbje në takimin e parë.

Ndeshja e dytë e tyre luhet ndaj ENCE, me fillim nga ora 17:20 (Bo1).

Kujtojmë se ekipi shqiptar duhet t’i bëjë tri fitore për t’u kualifikuar në kompeticionin më të madh në botë në CS:GO.

“PGL Major Copenhagen 2024”, ekipi shqiptar po tenton kualifikimin, Guild Eagles do përballet me ENCE / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version