minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Çeku: Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, vonesat nuk do të tolerohen - Shqiperia.info

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka thënë se është gjithçka gati për nisjen e punimeve për stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Çeku ka thënë se punimet do të monitorohen në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet.

“E gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit.

Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar.

Punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/

Çeku: Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, vonesat nuk do të tolerohen / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version