minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Luiza Gega shkëlqen në Turqi, kampione e Ballkanit për herë të 10-të - Shqiperia.info

Luiza Gega vazhdon të shkëlqejë dhe të ngrejë lart flamurin kuqezi. Në Stamboll, aty ku mbahet kampionati Ballkanik, atletja garoi në 1500 metra dhe 3000 metra, duke marrë vendin e parë. Gega ia doli t’i lërë mbrapa të gjitha konkurrentet, duke marrë kështu një sukses të rëndësishëm dhe duke siguruar medalje.

Në garën e 1500 m, Gega mbërriti e para në finish me kohën 4 minuta, 15 sekonda e 84 të qindtat, mbi dy sekonda më shpejt sesa ndjekësja më e afërt, Subatan Burgu e Turqisë dhe thuajse 4 sekonda më shpejt se Koraini Kiriakopoulu e Greqisë, që plotësoi podiumin.

Ndërkohë, në garën e 3000 m, Gega mbërriti e para në finish me kohën 9 minuta, 7 sekonda e 3 të qindtat, më tepër se 5 sekonda më shpejt sesa ndjekësja më e afërt, Pelinsu Shahin e Turqisë dhe thuajse një minutë më shpejt se Anastasia Panajota Marinaku e Greqisë, që plotësoi podiumin.

Luiza Gega shkëlqen në Turqi, kampione e Ballkanit për herë të 10-të / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version