minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Nora Gjakova nuk paraqitet në finale për shkak të lëndimit, merr medaljen e argjendtë - Shqiperia.info

Nora Gjakova është treguar fantastike sot në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit duke e fituar medaljen e argjendtë.

Kampionia olimpike shënoi katër fitore të njëpasnjëshme për ta arritur finalen në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Federata kosovare e xhudos njoftoi se për shkak të lëndimit, Nora Gjakova nuk do të luajë në finalen e madhe dhe do të stoliset me medaljen e argjendtë.

Nesër dhe pasnesër do të garojnë edhe Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.

Nora Gjakova nuk paraqitet në finale për shkak të lëndimit, merr medaljen e argjendtë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version