Napoli është skuadra e radhës e interesuar për shërbimet e super yllit, Edon Zhegrova.

Futbollisti kosovar po shkëlqen në Francë dhe ka marrë vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

I fundit është Napoli, skuadër në të cilën luan edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Raportohet se napolitanët kanë kontaktuar Lille për situatën e Zhegrovës.

Por, Lille nuk janë të hapur për të lënë të lirë në janar, pasi që duan ta mbajnë të paktën deri në fund të sezonit.

 

Në krye të listës së transferimeve, klubi i Serisë A kërkon me ngulm Edon Zhegrovën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version