Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira, në pjesët perëndimore me shira të rastësishëm lokalë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, më e shprehur përgjatë lumit Vardar.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 16 deri në 22 gradë.
Në Shkup, do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me mundësi për shi të lehtë në disa pjesë të luginës gjatë pasdites.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë në 5, ndërsa maksimale do të arrijë në 22 gradë.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.