Sonte mbahet finalja e madhe e Eurovisionit në Basel të Zvicrës.

Atje do të ngjitet sërish në skenë “Shkodra Elektronike” që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Zjerm”.

Gazetarët e akredituar në Eurovision para finales kanë dhënë votën e tyre, duke e renditur Shqipërinë në vendin e katërt me 302 vota, shkruan Reporteri.net.

Në votim kanë marrë pjesë 84 gazetarë të akredituar, ku në vendin e parë është renditur Franca me 430 vota, e dyta Finlanda me 346, e treta Suedia me 326 vota.

Kujtojmë se kënga e Shqipërisë “Zjerm” mori vëmendje anë e kënd botës, duke u cilësuar si një këngë e ndjerë, por edhe e interpretuar në mënyrë fantastike.

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca gjithashtu u ndjen tejet falënderues për mbështetjen që po marrin në këtë rrugëtim. /Reporteri.net/.

Sonte finalja: Gazetarët e Eurovisionit e renditin Shqipërinë të katërtën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version