Skuadra e Barcelonës mposhti 3:1 Napolin në ndeshjen për kualifikim në çerekfinale të UEFA Champions League në stadiumin “Luis Companys”.
Amir Rrahmani, kapiteni i Kombëtares së Kosovës shënoi golin e vetëm për italianët në këtë ndeshje.
Pas ndeshjes, kosovari tha se skuadra e tij krijoi shumë raste, por nuk arriti t’i konkretizonte në gol gjë që e dëmtoi ekipin e tij.
“Ishte e vështirë qysh nga fillimi, duke u përpjekur për të bërë presion të lartë, por duke bërë shumë gabime. Krijuam shumë, por nuk shënuam kur duhej”, u shpreh Rrahmani pas ndeshjes në SportMediaset.
Amir Rrahmani mbrëmë realizoi golin e parë në Ligën e Kampionëve dhe u bë kosovari i parë i Kombëtares “Dardane” që realizon në raundin 1/16 e finales në kompeticionin më të mirë në Europë.
The post “Krijuam shumë, por nuk shënuam”, Amir Rrahmani ua lë fajin sulmuesve për humbjen ndaj Barcelonës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.