minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Kosova nuk fiton asnjë medalje në Kampionatin Evropian për të rinj në karate - Shqiperia.info

Kombëtarja e Kosovës në karate nuk ka fituar asnjë medalje në Kampionatin Evropian për Kadet, Junior&U21, që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Federata e Karatesë e Kosovës vlerëson që karateistët patën paraqitje të shkëlqyera duke zënë dy vende të pesta dhe një vend të nëntë.

Kjo federatë gjithashtu kërkon nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që t’ua kthejë licencën, pasi po mungon motivimi.

“Federata e Karates e Kosovẽs mori pjesë me këtë Kampionat me shume probleme financiare duke mos u mbështetur financiarisht nga MKRS”, thuhet në njoftim.

“Sot ne finale për medalje të bronztë 2 finalistet tona ishin te pafat duke mos mundur qe shtetit tone t’i sigurojnë medalje te bronztë në këtë kampionat Evropian ku Kosova u paraqit si e barabartë me te gjitha vendet tjera edhe pse Gjeorgjia se njeh shtetin e Kosovës”.

“Në mungesë te mbështetjes financiare te FKK nga MKRS, mos kategorizimi i FKK, garueseve dhe trajnerëve ka rene dukshëm motivi i klubeve, trajnerëve dhe garueseve”.

“Prandaj është momenti i fundit qe MKRS të reflektoj qe te kthej licencën e FKK-se dhe ta kategorizoj FKK-ne, garuesit dhe trajnerët qe te ruhet sporti i cili i priu dhe pavarësimit te sporteve edhe ne kohen e okipimit”.

Kosova nuk fiton asnjë medalje në Kampionatin Evropian për të rinj në karate / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version