Close Menu
    What's Hot

    67 vjeçari sulmon fizikisht kolegen gjatë orarit të punës në Spitalin e Tetovës, SPB jep detaje

    30/05/2026
    Privohet nga liria 37 vjeçari nga Kosova, akuzohet për vjedhje në rajonin e Tetovës

    Mickoski: Pres stabilizim të çmimeve të derivateve, dizeli të jetë për 6.5 denarë më lirë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      “Shqiptaria është me Shkupin”/ Nis protesta në Tiranë në mbështetje të studentëve të Maqedonisë së Veriut

      26/05/2026

      Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

      26/05/2026
      “Berisha mori peng PD”, Salianji: Zgjedhjet u manipulian, nuk morën pjesë më shumë se 5 mijë anëtarë

      Festivali i eBF në Çeki / Ministrja Diella prezanton reformën e Shqipërisë për Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026

      67 vjeçari sulmon fizikisht kolegen gjatë orarit të punës në Spitalin e Tetovës, SPB jep detaje

      30/05/2026
      Privohet nga liria 37 vjeçari nga Kosova, akuzohet për vjedhje në rajonin e Tetovës

      Privohet nga liria 37 vjeçari nga Kosova, akuzohet për vjedhje në rajonin e Tetovës

      30/05/2026
      Mickoski: Pres stabilizim të çmimeve të derivateve, dizeli të jetë për 6.5 denarë më lirë

      Mickoski: Pres stabilizim të çmimeve të derivateve, dizeli të jetë për 6.5 denarë më lirë

      30/05/2026
      Për 24 orë, shtatë denoncime për dhunë në familje

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

      Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

      26/05/2026
      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      20/04/2026
      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Sport»BBC: Si u bë Sylvinho hero i shqiptarëve
    Sport

    BBC: Si u bë Sylvinho hero i shqiptarëve

    04/06/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    BBC: Si u bë Sylvinho hero i shqiptarëve
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    BBC: Si u bë Sylvinho hero i shqiptarëve

    Sylvinhos kurrë nuk i kishte shkuar mendja se do ndodhej para laptopit dhe do të merrte shënime nga ndeshja e Wycombe Wanderers në Ligën e Parë të Anglisë.

    Pas darkës me kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit në Milano, ish-mbrojtësi i Arsenalit, Barcelonës dhe Manchester Cityt ishte pajtuar që të merrte drejtimin e Shqipërisë.

    BBC në një artikull i ka kushtuar vëmendje të veçantë Sylvinhos dhe karrierës së tij me Shqipërisë.

    Në fillim të vitit 2023, ai shkoi në zyrën e tij në Tiranë bashkë me ish-mbrojtësin e Cityt, Pablo Zabaletan dhe ish-mesfushorin e Middlesbrough Doriva si asistentë të tij, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Në total ata shikuan 240 sekuenca të lojërave që fillimisht të bënin listën prej 70 lojtarëve, pastaj ta shkurtonin në 39 dhe krejt në fund të 23 lojtarëve për ndeshjen hapëse kundër Polonisë në kualifikimet për Euro 2024.

    Në mesin e atyre që i shikoi ishte edhe anësori i Wycombes, Anis Mehmeti.

    Ai kurrë nuk kishte luajtur për përfaqësuesen e Shqipërisë, por u ftua si pjesë e procesit të rindërtimit që kishte nisur Sylvinho nga dita e parë.

    “Zaba (Zabaleta) luajti shumë gjatë në Angli, pra ende ka kontakte dhe na solli disa informacione për Mehmetin”, thotë Sylvinho për BBC Sport.

    “Nisi ta shikonte në Ligën e Parë, por pas kësaj, ai nënshkroi me Bristol Cityn në Championship dhe kjo na nxiti që të mendonim: ‘Ok, këtu po shohim potencial, të tjerët po e shohin gjithashtu’”.

    “E dinim që ka shumë shqiptarë si ai që luajnë jashtë”, ka shtuar braziliani.

    Puna e palodhshme nisi të vërehej.

    Ani pse humbi ndeshjen e parë 1 me 0 nga Polonia, Shqipëria ishte e pamposhtur pastaj deri në fund të kualifikimeve, duke përfunduar e para në grup dhe siguroi Evropianin kur kishte mbetur edhe një lojë.

    Ky sukses e shndërroi Sylvinhon në hero të shqiptarëve.

    Është vetëm hera e dytë në histori të Shqiponjave që janë në Euro. Debutuan në vitin 2016.

    “Jetojnë një hotel dy kilometra larg ndërtesës së Federatës, prandaj shpesh eci kur kthehem dhe kaloj te një park i bukur dhe takohem me fansat. Ata zakonisht më afrohen dhe më thonë: ‘Respekte, Mister’”, qeshet Sylvinho.

    BBC vlerëson se Shqipëria nuk do ta ketë të lehtë në Gjermani, sepse në grup ka Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

    “Nuk shkojmë atje sa për pjesëmarrje”, thotë Sylvinho. “Puna jonë nuk ka përfunduar, nëse kemi ndonjë mundësi për të avancuar në fazën e nokautit, do të luftojmë ashtu siç luftuam në kualifikime”, ka shtuar ai.

    Anësori i përkryer në ligën e Koresë

    Sylvinho kishte punuar si asistent në kombëtaren e Brazilit mes korrikut 2016 dhe prillit 2019 dhe ka njohur për futbollin e kombëtareve.

    Mirëpo me Shqipërinë ishte përvojë krejt tjetër.

    Një prej vendimeve të para në krye të Shqipërisë ishte braktisja e formacionit 3-5-2 që përdorej nga paraardhësit e tij dhe kalimit në 4-3-3.

    Kjo nuk ishte vetëm një çështje me të cilën nuk ishte mësuar te Brazili: i duhej një anësor që luan me këmbë të majtë me qëllim që të funksiononin gjërat. Por, këtë anësor nuk e kishte Shqipëria.

    Kështu, Sylvinho dhe stafi i tij hyn në databazën e FSHF-së për të gjetur një lojtar me këto karakteristika. Erdhën deri te dy emra – njëri prej tyre ishte 29-vjeçari Jasir Asani, i cili luan në Korenë e Jugut.

    “Po shikonim video të tij sa ishte në Hungari dhe thash: ‘Kush është ky?’ Kishte gjithçka që doja: ishte i mirë në situata një me një, mund të shutonte dhe ishte i shpejtë”, jep detajet Sylvinho.

    “Pra, disa të shtune ne vinim në zyre në orën 9 të mëngjesit dhe shikonim ndeshjet e tij për shkak të zonës kohore”, ka shtuar braziliani.

    Në fund, ia vlejti.

    Asani doli të ishte fantastik. Lojtari i lindur në Maqedoninë e Veriut kishte ndikim të madh dhe përfundoi kualifikueset me tre gola dhe dy asistime.

    “Dinë si të shutojnë nga distanca”

    Syvinho fort beson se krejt këto do të ishin të pamundura sikur të mos vendoste që ta linte familjen në Porto të Portugalisë dhe të shpërngulej në një dhomë hoteli në Tiranë.

    “Ata më thanë se e kuptuan që në momentin kur i njoftova se do të doja të jetoja këtu. Më ka lejuar që ta kuptoj plotësisht identitetin lokal dhe të përqendrohem 100 për qind në punë”, ka thënë Sylvinho.

    Stili sulmues dhe agresiv ka mahnitur edhe fansat më skeptikë, të cilët nuk ishin të bindur nga puna e tij e mëparshme në Lyon dhe Corinthians.

    Shqipëria ka bërë famë me numrin e golave nga distanca.

    “Ata dinë si të shutojnë nga distanca, e kanë brenda vetës dhe u pëlqen, prandaj i inkurajoj që të shutojnë. Nëse ata e ndjenjë se është gjëja më e mirë që mund të bëjnë, ju lutem shutoni drejt portës!”.

    BBC: Si u bë Sylvinho hero i shqiptarëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Loriana Kuka eliminohet nga Grand Slami i Bakus
    2. Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi
    sporti
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Sauditët kanë frikë se Salah po i përdor ata për të siguruar një kontratë më të mirë te Liverpooli

    14/02/20252 Mins Read
    PSG-ja e paguante Neymarin 200 mijë euro për duartrokitje

    25/11/20242 Mins Read
    Nadal do të pensionohet në fund të sezonit

    10/10/20242 Mins Read
    Nuk dështojnë super yjet, SHBA-ja e fiton të artën në basketboll

    10/08/20241 Min Read
    Distria e Nora në mesin e yjeve  të xhudos në “Paris 2024”

    20/07/20242 Mins Read
    Top Posts

    67 vjeçari sulmon fizikisht kolegen gjatë orarit të punës në Spitalin e Tetovës, SPB jep detaje

    30/05/2026
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni

    67 vjeçari sulmon fizikisht kolegen gjatë orarit të punës në Spitalin e Tetovës, SPB jep detaje

    30/05/20261 Min Read

    Një incident është regjistruar në Qendrën Klinike të Tetovës, ku një punonjëse shëndetësore ka raportuar…

    Privohet nga liria 37 vjeçari nga Kosova, akuzohet për vjedhje në rajonin e Tetovës

    Privohet nga liria 37 vjeçari nga Kosova, akuzohet për vjedhje në rajonin e Tetovës

    30/05/2026
    Mickoski: Pres stabilizim të çmimeve të derivateve, dizeli të jetë për 6.5 denarë më lirë

    Mickoski: Pres stabilizim të çmimeve të derivateve, dizeli të jetë për 6.5 denarë më lirë

    30/05/2026
    Për 24 orë, shtatë denoncime për dhunë në familje

    Për 24 orë, shtatë denoncime për dhunë në familje

    30/05/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

    Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

    26/05/2026
    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    20/04/2026
    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    20/04/2026
    Me te lexuara

    67 vjeçari sulmon fizikisht kolegen gjatë orarit të punës në Spitalin e Tetovës, SPB jep detaje

    30/05/2026
    Privohet nga liria 37 vjeçari nga Kosova, akuzohet për vjedhje në rajonin e Tetovës

    Privohet nga liria 37 vjeçari nga Kosova, akuzohet për vjedhje në rajonin e Tetovës

    30/05/2026
    Mickoski: Pres stabilizim të çmimeve të derivateve, dizeli të jetë për 6.5 denarë më lirë

    Mickoski: Pres stabilizim të çmimeve të derivateve, dizeli të jetë për 6.5 denarë më lirë

    30/05/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.