Cristiano Ronaldo shënoi prapë sonte duke e mbyllur kështu vitin 2023 me 54 gola, më së shumti absolutisht në botë në këtë vit kalendarik.
Al Nassr triumfoi 1:4 ndaj Al Taawon, ndërsa Ronaldo e realizoi golin e fundit.
Kylian Mbappe e Harry Kane i kishin nga 52 gola, kurse Erling Haaland 50, në vitin që po e lëmë pas.
38 vjeçari i ka shënuar 873 gola në karrierë. Më së shumti në histori.
54 gola gjithsej, Ronaldo e përmbyll vitin 2023 si golashënuesi më i mirë në botë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.