Pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare ODIHR publikoi raportin perfundimtar per procesin e 11 majit.
Raporti ruan të njejtat konkluzione që vezhguesit e ODIHR paraqitën në 12 maj.
“Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por u mbajtën në një mjedis tejet të polarizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta,” është konstatimi i misionit të ODIHR.
Vëzhguesit vlerësojnë se kandidatët patën mundësinë të bëjnë fushatë lirshëm, administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe votimi jashtë vendit, u menaxhua mirë.
Kritika më e fortë e ODIHR për zgjedhjet e 11 majit është se “partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë. ”
Vëzhguesit e ODIHR vënë në dukje se pati shumë akuza për presion ndaj votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike.
Raporti perfundimtar ka 25 rekomandime për ndryshimet ligjore që parlamenti duhet të realizoje për të pasur standarde më të larta të zgjedhjeve.
Rekomandimet prioritare jane; depolitizimi i komisioneve zgjedhore si dhe marrja e masave për të garantuar një fushë loje të barabartë dhe parandalimin e keqpërdorimit teë burimeve shteterore në fushatën elektorale./vizionplus.tv








