
Disa autobusë të braktisur në sektorin Rinia janë përfshirë nga flakët mesditen e sotme.
Autobusët ishin të parkuar shumë pranë njëri-tjetrit, gjë që ka favorizuar përhapjen e zjarrit nga një automjet te tjetri.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, por nuk mund të afrohen drejtpërdrejt pranë autobusëve të përfshirë nga flakët, pasi toka përreth është e pakalueshme për shkak se ka prani të madhe uji.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit./vizionplus.tv









