
Këto janë pamjet e arrestimit të anëtarëve të një grupi kriminal që transportonte armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Uniformat blu njoftojnë se gjatë operacionit janë sekuestruar arsenal armësh i përbërë nga 25 armë zjarri (24 pistoleta dhe 1 kallashnikov), qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë, si dhe pajisje optike.
Operacioni është kryer me urdhër të SPAK, teksa arsenali i armëve u gjet në banesën e një nga të arrestuarve
“Sekuestrohet një arsenal armësh i përbërë nga 25 armë zjarri (24 pistoleta dhe 1 kallashnikov),
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 3 shtetas të cilët u kapën në Tiranë.
Vijon puna në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet britanike, për kapjen e 3 shtetasve të tjerë që dyshohet se janë fshehur në Mbretërinë e Bashkuar, për të cilët GJKKO ka caktuar të njëjtën masë sigurie.
Konretisht janë arrestuar shtetasit: Adulla Hoxhaj, 44 vjeç, Bojken Turtulli, 21 vjeç, Rifat Avdiaj, 62 vjeç, të tre banues në Tiranë”, thuhet në njoftim.
Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në 6 banesa, në Tiranë dhe në Tropojë.
Ndërkohë, hetimet lidhur me këtë veprimtari kanë nisur prej muajit prillit të vitit 2023.
“Në muajin prill 2023, Policia, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, sekuestroi në Portin e Durrësit, një tjetër arsenal armesh (8 pistoleta) që do trafikoheshin drejt Mbretërisë së Bashkuar, me një furgon me targa angleze, drejtuesi i të cilit u vu në pranga”, thuhet më tej në njoftim.
Po ashtu, autoritetet po punojnë për kapjen e të tjerë personave të përfshirë./vizionplus.tv