Policia e Shtetit ka mohuar raportimet për sulm kibernetik në sistemet e saj.
“Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim. “Sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht”, thuhet në reagimin e Policisë.
Më herët u raportua se në të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit u dha urdhri për fikjen e të gjitha pajisjeve kompjuterike pasi dyshohet për sulm kibernetik./vizionplus.tv