Është zbardhur dëshmia e Ledovik Syziu, 47-vjeçari i cili mbëti i lënduar pas shpërthimit në makinën e tij.
Në dëshminë e parë të dhënë pasi ka marrë ndihmën mjekësore, Syziu ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët apo shkaqet, por ndërkohë janë thirrur për t’u marrë në pyetje edhe familjare të tij me qëllimin për të mësuar për ndonjë incident që mund të ketë patur i plagosuri.
“Nuk kam asnjë dijeni për autorët apo për shkaqet e ngjarjes”, ka thënë ai para policisë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 08:05 të mëngjesit të kësaj të diele, ndërsa nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale
Ledovik Syziu ka një vëlla të zhdukur që prej vitit 1997 i cili eshte i dyshuar si autor i disa ngjarjeve në këtë vit./vizionplus.tv