
Policia e Durrësit ka proceduar penalisht një 32-vjeçar, i cili ofroi para për të mos u ndëshkuar administrativisht.
32-vjeçari, shtetasi E.H banues në Tiranë u kap duke përdorur celularin gjatë përdorimit të automjetit.
“Për të shmangur masën administrative për këtë shkelje, ai iu ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë lekësh.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për 28-vjeçarin, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike””, njoftoi policia.








