
Ndërsa për shumë familje 25 dhjetori është një ditë feste dhe bashkimi, për mijëra të tjerë në Shqipëri, Krishtlindja kalon në vetmi.
Janë të moshuarit që jetojnë vetëm, mes tyre edhe Veli Jaci, fëmijët e të cilit janë shpërndarë nëpër botë, ndërsa festat i kalon me bashkëshorten.
Si ai, janë të shumtë të moshuarit që presin festat pa praninë e fëmijëve, të cilët nuk arrijnë të kthehen pranë tyre.
Ka edhe nga ata që mezi presin të takojnë fëmijët gjatë ditëve festive.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 103 mijë persona në vend jetojnë të vetëm, mbi 62 për qind e tyre janë mbi moshën 60 vjeçare. Për shumë nga ata, festat thellojnë ndjesinë e mallit për të afërmit.
Në një ditë që simbolizon dashurinë dhe bashkimin, Krishtlindja për disa të moshuar mbetet një ditë e vetmuar, duke na rikujtuar nevojën për më shumë kujdes dhe solidaritet./vizionplus.tv









