Argur Dhe Armesa Guraziu së bashku me Omer Shehun treguan se ndonjëherë preferojnë të thonë gënjeshtra të bardha për të mos mërzitur prindërit.
“Ata bëjnë gjithçka për ne, ndaj s’duhet t’i mërzisim”, thanë ata.
Omeri tregoi se mori notën 9 në një provim, por rezultatin zgjodhi ta mbante sekret nga prindërit.
“Të gjithë bëjnë gabime. Kemi gënjyer për shumë gjëra. Shqiptarët, njerëzit e kanë zakon për të gënjyer për notat”, pohuan ata.
Por ata kërkuan të dinë edhe se për çfarë gënjejnë moderator, duke i vënë në siklet këta të fundit.
Syrjani theksoi se shpesh herë nuk i tregon prindërve të vërtetën në mënyrë që ato të mos merakosen.
Të njëjtin merak ka edhe Alma, gënjeshtrat e të cilës lidhen me shëndetin.
“I gënjej vazhdimisht prindërit kur më thonë a ike i bërë ato analizat, po i them, dolën shumë mirë”, tha moderatorja, Alma Celaj./vizionplus.tv/