Kthimi i shtetasve shqiptarë në Greqi ka sjell fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Gjatë 48 orëve të fundit kanë dalë rreth 10 mijë shtetas drejt Greqisë ndërsa sa i perkët 24 orëve të fundit sipas autoriteteve doganore kanë dalë 6321 shtetas.
Fluks i madh pritet edhe gjatë pasdites së sotme por edhe ditëve në vijim dhe për të shmangur pritjet apo rradhat e gjata pala shqipëtare ka punuar me 6 sportele 4 në dalje dhe 2 ne hyrje por që alternohen në varësi të situatës së krijuar.
Ajo që konfirmohet nga burime zyrtare është se gjatë 10 ditëshit të fundit të muajit dhjetor nga kjo pikë kalimi kanë hyrë drejt vendit tonë rreth 55 mijë shtetas çka do të thotë që një fluks i lartë pritet në dalje tashmë të territorit shqiptar në drejtim të Greqisë në vendin ku shqiptarët jetojnë dhe punojnë prej vitesh./vizionplus.tv