Close Menu
    What's Hot
    Lloga: Zgjidhja për provimin ishte gati, por Qeveria e re e tërhoqi

    Lloga: Zgjidhja për provimin ishte gati, por Qeveria e re e tërhoqi

    04/06/2026
    Bytyqi: Me inflacion prej 5,7 për qind, standardi i jetesës së qytetarëve po bie

    Bytyqi: Me inflacion prej 5,7 për qind, standardi i jetesës së qytetarëve po bie

    04/06/2026

    Për herë të parë, Maqedonia e Veriut zgjidhet në Këshillin Ekonomik dhe Social të OKB-së

    04/06/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      “Shqiptaria është me Shkupin”/ Nis protesta në Tiranë në mbështetje të studentëve të Maqedonisë së Veriut

      “Shqiptaria është me Shkupin”/ Nis protesta në Tiranë në mbështetje të studentëve të Maqedonisë së Veriut

      26/05/2026

      Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

      26/05/2026
      “Berisha mori peng PD”, Salianji: Zgjedhjet u manipulian, nuk morën pjesë më shumë se 5 mijë anëtarë

      “Berisha mori peng PD”, Salianji: Zgjedhjet u manipulian, nuk morën pjesë më shumë se 5 mijë anëtarë

      26/05/2026
      Festivali i eBF në Çeki / Ministrja Diella prezanton reformën e Shqipërisë për Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike

      Festivali i eBF në Çeki / Ministrja Diella prezanton reformën e Shqipërisë për Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike

      26/05/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Lloga: Zgjidhja për provimin ishte gati, por Qeveria e re e tërhoqi

      Lloga: Zgjidhja për provimin ishte gati, por Qeveria e re e tërhoqi

      04/06/2026
      Bytyqi: Me inflacion prej 5,7 për qind, standardi i jetesës së qytetarëve po bie

      Bytyqi: Me inflacion prej 5,7 për qind, standardi i jetesës së qytetarëve po bie

      04/06/2026

      Për herë të parë, Maqedonia e Veriut zgjidhet në Këshillin Ekonomik dhe Social të OKB-së

      04/06/2026
      Listat e pritjes mbeten të gjata: Deri në 18 muaj për operacionet e këllqeve

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

      Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

      26/05/2026
      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      20/04/2026
      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      20/04/2026
      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      20/04/2026
      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

      20/04/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Shqiperia»Shkaktuan miliona euro dëme pas mashtrimit me Call Center-at, SPAK çon për gjykim pesë persona. Pjesë e grupit të Amant Josifit
    Shqiperia

    Shkaktuan miliona euro dëme pas mashtrimit me Call Center-at, SPAK çon për gjykim pesë persona. Pjesë e grupit të Amant Josifit

    10/02/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Shkaktuan miliona euro dëme pas mashtrimit me Call Center-at, SPAK çon për gjykim pesë persona. Pjesë e grupit të Amant Josifit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Shkaktuan miliona euro dëme pas mashtrimit me Call Center-at, SPAK çon për gjykim pesë persona. Pjesë e grupit të Amant Josifit

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, SPAK ka dërguar për gjykim për procedimin penal nr.301, të vitit 2021, me të pandehur shtetasit Adrian Korriku, Irisa Puca, Merxhan Çeliku, Endri Bulku, Erlind Cekaj.

    Këta persona akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në formën e veçantë të bashkëpunim atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

    Ky procedim ka filluar mbi bazën e kërkesës për ndihmë juridike të autoriteteve spanjolle të drejtësisë.

    Pas kërkesës së Spanjës, Prokuroria e Posaçme, regjistroi procedimin penal dhe në koordinim me Eurojust, Shqipëria është bërë pjesë e Skuadrës së Përbashkët Hetimore, të krijuar në datë 27 Prill 2021, në përbërje të së cilës janë autoritetet gjyqësore të Spanjës, Gjermanisë, Suedisë, Finlandës, Letonisë, Ukrainës, Gjeorgjisë, Maqedoni e Veriut, etj.

    Objekt i hetimit të përbashkët janë bërë një sërë kompanish të cilat kanë kryer aktivitetin e “call center”, duke kryer dhe mashtrimet online në platforma mashtruese të shtetasve europianë. Këto kompani lokalizoheshin në disa shtete, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Ukraina, Gjeorgjia etj., të cilat drejtoheshin ose koordinoheshin nga “Milton Group”.

    Nga autoritetet gjermane është urdhëruar kontrolli i platformave mashtruese tregëtare “Absolut Global Markets”, “AurumPro” dhe “Finaxis”. Megjithatë, sipas këtyre autoriteteve konsiderohet e sigurt se i njëjti grup kriminal është gjithashtu përgjegjës për shumë platforma të tjera tregëtare, kryesisht identike, duke përfshirë platformat “SNP Broker”, “CapitalMarketsBanc”, “FXNobel”, “Cryptokartal”, “Centrobanc”, “GoldmanBank” dhe “TopTradePro”. Kjo duket qartë nga hetimet financiare të kryera ndaj kompanive, si dhe nga vlerësimet e gjurmëve të ndryshme teknike, përfshirë IP me adresa identike.

    Bazuar në provat teknike, ka rezultuar se grupi kriminal ka operuar me dhjetëra platforma mashtruese gjatë viteve të fundit.

    Dëmet e shkaktuara në platformat “AurumPro”, “Fianxis” dhe “AGMarkets”, (me 67 kallzime penale në zyrën qëndrore kibernetike në Bavari), llogariten me një dëm të përgjithshëm prej 1.8 milionë Euro. Në platformën CentroBanc, ka 35 kallzime penale, me një dëm total prej 1.7 milionë Euro. Për platformën CapitalMarketsBanc, ka 40 ankesa, me një dëm të konstatuar prej 1.6 milionë Euro. Për platformën Cryptokartal ka 31 kallzime penale, me një dëm të përgjithshëm, prej 1 milionë Euro. Përveç Rajonit të Bavarisë ku janë këta të dëmtuar, edhe shumë prokurori të tjera publike në Gjermani kanë ankesa për të dëmtuar të tjerë në këto platforma, të cilat janë në pritje, kështu që dëmi i përgjithshëm supozohet të jetë shumë më i lartë. Disa nga të dëmtuarit nga Rajonet e tjera federale tashmë janë regjistruar në platformat e tjera “Centrobanc”, “CapitalMarketsBanc” dhe “Cryptokartal”.

    Në datat 08-09.11.2022, është finalizuar operacioni ndërkombëtar “FRIDA-REFOX”, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, me të gjitha vendet pjesëmarrëse, të koordinuar nga “EUROJUST” me seli në Hagë, Hollandë

    Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar, në Shqipëri janë kontrolluar qendrat e thirrjeve apo ambjente në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, të cilat gjatë periudhës hetimore kanë patur dhe ndryshime vendodhjesh, emërtimesh, por dhe bashkime me njëra tjetrën, për efekt të fshehjes nga organet ligjzbatuese.

    Janë kryer 11 kontrolle qendrash thirrjeje dhe banesa, janë arrestuar/ndaluar 4 shtetas të dyshuar (2 nga SPAK dhe 2 në bazë të kërkimit ndërkombëtar), si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë (3 nga SPAK dhe 3 në bazë të kërkimit ndërkombëtar).

    Janë sekuestruar rreth 300 pajisje kompjuterike, laptop, usb, hard disqe, prova të tjera dixhitale dhe dokumente të shumta, portofole kriptovalutash në vlerën afërisht 15.000 USD dhe cash 90.000 Euro, dokumente identifikimi të shtetasve lituanezë dhe gjeorgjianë, karta banke lituaneze etj.

    Nga hetimet e përbashkëta me autoritetet gjyqësore gjermane, janë identifikuar personat që janë prapa platformave mashtruese ose punojnë për kompanitë që ofrojnë shërbime për platformat. Gjatë vlerësimit të një serveri të siguruar në proces dhe provat e tjera të administruara, identifikohen plotësisht personat të cilët pa dyshim lidheshin me kompanine e IT “PumaTS/SMCompany”, të pandehurit Irisa PUCA, Endri BULKU, Erlind Cekaj dhe Adrian Korriku. Gjithashtu ka rezultuar se personi i pandehur Merxhan Çeliku, kishte komunikime të drejtpërdejta me viktimat e mashtrimit në Austri dhe Gjermani, nëpërmjet këtyre platformave. Kjo është provuar plotësisht nëpërmjet adresave IP nga ku janë bërë komunikimet, si dhe lëvizjet e llogarive bankare dhe ato të valutave në modhedha virtuale, në të cilat kanë kaluar paratë e viktimave.

    Në përfundim të hetimit është evidentuar në mënyrë të qartë ekzistenca e grupit të strukturuar kriminal, me përfshirje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, me qëllim mashtrimin financiar nëpërmjet ndërtimit të platformave të ndryshme dhe përdorimit të tyre, në dëm të personave me banim në Austri, Gjermani dhe vende të tjera evropiane.

    Mashtrimi është kryer në dëm të disa personave dhe për këtë arsye vepra penale e mashtrimit kompjuterik është konsumuar për të gjithë të hetuarit, sipas rrethanës cilësuese të parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 143/b të Kodit Penal.

    Nga analiza e elementëve të veprave penale të mësipërme, rezulton se, në rastin konkret të pandehurit Adrian Korriku, Irisa Puca, Merxhan Çeliku, Endri Bulku, Erlind Cekaj, kanë konsumuar tërësisht të gjitha elementët e figurës së veprave penale “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të struktuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

    Në vijim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore spanjolle janë gjendur dhe sekuestruar në posedim të shtetasit Amant Josifi (për të cilin jemi dakortësuar që ndjekjen penale ta ushtronin autoritetet spanjolle), subjekte tregtare të administruar nga ai, si dhe familjarëve të tij, llogari bankare me shumat monetare në total në vlerën prej 2 225 868.66 Euro dhe 2 844 936.37 lekë.

    Nga hetimi rezulton se në këtë aktivitet të kundërligjshëm, janë të përfshirë edhe persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj, për të cilët vazhdojnë hetimet në kuadër të procedimit penal të ndarë Nr.301/1 të vitit 2021, për të njëjtat vepra penale./vizionplus.tv

    Lexo edhe:

    1. Ngrica në rrugë dhe temperatura me minus, moti gjatë kësaj fundjave, çfarë sjell dita e hënë
    2. Rinis punën Këshilli Ekonomik Kombëtar, Rama: Kemi arsye për t’u ndjerë optimistë për të nesërmen
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Rivlerësimi “peng” i akteve nënligjore, Pipiria:  Interesi i lartë, pronarët vetëm 10 muaj kohë

    Rivlerësimi “peng” i akteve nënligjore, Pipiria: Interesi i lartë, pronarët vetëm 10 muaj kohë

    26/01/20264 Mins Read
    U përdor nga autorët në atentatin ndaj Gilmando Danit, “Toyota” e vjedhur në Greqi në vitin 2023

    U përdor nga autorët në atentatin ndaj Gilmando Danit, “Toyota” e vjedhur në Greqi në vitin 2023

    13/11/20251 Min Read
    Nëna drejtoreshë e shtëpisë së fëmijës, Zhani Ciko: Shtëpia jonë ishte e tyre, nuk i kam favorizuar

    Nëna drejtoreshë e shtëpisë së fëmijës, Zhani Ciko: Shtëpia jonë ishte e tyre, nuk i kam favorizuar

    28/04/20242 Mins Read
    Opozita vijon aksionin, bllokon foltoren e Kuvendit dhe ndalojnë fjalën e Nikollës

    Opozita vijon aksionin, bllokon foltoren e Kuvendit dhe ndalojnë fjalën e Nikollës

    15/02/20241 Min Read
    Shqipëria me përdorimin më të ulët të internetit për blerje online në Europë

    Shqipëria me përdorimin më të ulët të internetit për blerje online në Europë

    02/01/20243 Mins Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Lloga: Zgjidhja për provimin ishte gati, por Qeveria e re e tërhoqi Maqedonia

    Lloga: Zgjidhja për provimin ishte gati, por Qeveria e re e tërhoqi

    04/06/20263 Mins Read

    Ish ministri i drejtësisë Krenar Lloga në Click Plus tha se derisa ishte ministër e…

    Bytyqi: Me inflacion prej 5,7 për qind, standardi i jetesës së qytetarëve po bie

    Bytyqi: Me inflacion prej 5,7 për qind, standardi i jetesës së qytetarëve po bie

    04/06/2026

    Për herë të parë, Maqedonia e Veriut zgjidhet në Këshillin Ekonomik dhe Social të OKB-së

    04/06/2026
    Listat e pritjes mbeten të gjata: Deri në 18 muaj për operacionet e këllqeve

    Listat e pritjes mbeten të gjata: Deri në 18 muaj për operacionet e këllqeve

    04/06/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

    Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

    26/05/2026
    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    20/04/2026
    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    20/04/2026
    Me te lexuara
    Lloga: Zgjidhja për provimin ishte gati, por Qeveria e re e tërhoqi

    Lloga: Zgjidhja për provimin ishte gati, por Qeveria e re e tërhoqi

    04/06/2026
    Bytyqi: Me inflacion prej 5,7 për qind, standardi i jetesës së qytetarëve po bie

    Bytyqi: Me inflacion prej 5,7 për qind, standardi i jetesës së qytetarëve po bie

    04/06/2026

    Për herë të parë, Maqedonia e Veriut zgjidhet në Këshillin Ekonomik dhe Social të OKB-së

    04/06/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.