
Deputeti i Partisë Socialiste në Bashkinë Divjakë, Erion Braçe ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të opozitës para bashkisë së Tiranës për dosjen “5D” me drejtorë dhe zyrtarë të korruptuar të bashkisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, deputeti socialist dënon ashpër mënyrën e mabrëvajtjes së protestës nga ana e opozitës. Braçe thotë se taktika me hedhjen e molotovit para bashkisë është “tentativë vrasje, me dashje apo pa dashje”.
“Nje armë-siç molotovi, në dorë të kalamajve të papergjegjshëm, me urdhër te partise me kriminale ne vend, ben gjëmën”, shkruan Braçe ndër të tjera në Facebook, ndërsa thotë se herën tjetër nga këto akte të dhunshme mund të vriten njerëz.
Braçe bën thirrje që këto lloj protestash të ndalen, pasi po kthehen në protesta kriminale dhe rrezik për shqiptarë e të huaj që lëvizin në qendër të Shqipërisë.
“Ndaleni sa nuk kane vrare njeri”, është thirrja e Braçes.
/vizionplus.tv/









