Përfaqësuesi ligjor i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme, ku do të njihet me vendimin e arsyetuar të gjyqtares Rudina Palloj, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën e Berishës për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtares Irena Gjoka.
Megjithatë, avokatët e Berishës kanë bërë të ditur se do të dorëzojnë përpara përfundimit të afatit kërkesën e përsëritur për përjashtimin e gjyqtares Gjoka.
Ata pretendojnë se Irena Gjoka është në konflikt interesi përsa i përket gjykimit të ish-liderit të PD.
Ndërkohë të shtunën pritet që Gjykata e Posaçme të marrë vendimin lidhur me masën e sigurisë që do t’i komunikohet ish-kryeministrit./vizionplus.tv/