![Negociatat për rikthimin e normalitetit në Kuvend, Nikolla ul sot në tryezë Bardhin e Çuçin Negociatat për rikthimin e normalitetit në Kuvend, Nikolla ul sot në tryezë Bardhin e Çuçin](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/03/1707301365_kaos-709x400.jpg)
Negociatat për rikthimin në normalitet kanë nisur prej disa ditësh, ndërsa ditën e sotme, kryeparlamentarja Lindita Nikolla do të ulë në tryezë Blendi Çuçin nga PS dhe Gazment Bardhin nga opozita.
Në orën 13:30 është parashikuar që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe pritet të ketë një dakordësi mes palëve politike për rikthimin në normalitet të situatës parlamentare.
Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe mazhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa.
Por këto negociata nuk janë pritur mirë nga grupimi i Lulzim Bashës. Ka qenë Enkelejd Alibeaj ai i cili ka thënë se mes PS dhe Rithemelimit po kryhen pazare në kurriz të shqiptarëve..vizionplus.tv