Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta gjatë orëve të para të ditës.
Do të ketë rezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit.
Era do të jetë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi 1-5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor në orët e mbrëmjes fiton shpejtësi deri 10-12m/s.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -3 deri 14°C
në zonat e ulëta 0 deri 16 °C
në zonat bregdetare 1 deri 16 °C /vizionplus.tv