![Makina merr flakë në hyrje të tunelit, shpëtojnë mrekullisht shoferi dhe pasagjerët, trafik i rënduar nga Elbasani në Tiranë Makina merr flakë në hyrje të tunelit, shpëtojnë mrekullisht shoferi dhe pasagjerët, trafik i rënduar nga Elbasani në Tiranë](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/03/ffda81d4-9df1-4b96-9739-34cb8e5b3ae8-711x400.jpg)
Një automjet tip “Benz-Mercedes” është djegur mesditën e sotme në hyrje të tunelit të Krrabës.
Fatmirësisht, drejtuesi dhe udhëtarët s’kanë pësuar dëmtime.
Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe ambulanca.
Si pasojë është krijuar trafik në hyrjen e tunelit, me drejtim nga Elbasani në Tiranë./vizionplus.tv