Në konferencën e fundvitit, kreu i qeverisë Edi Rama tha se ka nisur arkëtimi në arkën e shtetit i parave si proces i konfiskimit të shtesave pa leje dhe metrave pa leje.
Edi Rama: Pashë ecurinë e konfiskimeve, të shtesave, pallateve për të cilat u bë një zhurmë e shoqëruar dhe me shumë hamendësime dhe me shmë shpifje. Më vjen mirë t’ju them se ka filluar arkëtimi i parave në arkën e shteti nga procesi i ndëshkimit të ndërtuesve që kanë kapërcyer kufijtë e lejeve të ndërtimit.
Janë arkëtuar 3.5 milionë euro deri tani nga 5 objekte dhe janë 4 objekte të tjera që pritet të vazhdojnë pagesat dhe presim vetëm nga 9 objektet e para 10.5 mln euro në arkën e shteti. Pra çdo metër katror i bërë pa leje, aty ku është konsideruar parablerja nga subjektet, subjeket po paguajnë.
Të gjithë duhet ta kenë të qartë kush bën një metër katror shtesë do e paguaje sa frëngu pulën edhe do i dalë nga hundët cdo përpjekje për të përfituar atë që nuk I takon./vizionplus.tv