
Mbrëmjen e djeshme, Bashkia e Tiranës organizoi koncertin festiv të natës së Krishtlindjes, “Tinguj & Fjalë”, duke kthyer Sheshin Skënderbej në një skenë të hapur të muzikës klasike, elegancës dhe emocioneve të festës së shenjtë.
Nën drejtimin e dirigjentit Armand Broshka, Orkestra Sinfonike solli për publikun një program të pasur artistik, me vepra nga kompozitorë të mëdhenj duke krijuar një atmosferë të ngrohtë e festive në zemër të kryeqytetit.
Mbrëmja festive u ndoq nga qytetarë e vizitorë te huaj, të cilët përjetuan një Krishtlindje me muzikë të përzgjedhur në zemër të Tiranës.
Nuk mungoi atmosfera festive as në qytete të tjera të Shqipërisë.
Mbrëmjen e djeshme për korçarët dhe turistët e shumtë që kishin zgjedhur qytetin më të madh në juglindje të vendit u mbajten dy koncerte.
I pari “Kitarat e Korçës” dhe i dyti me këngëtarët e rinj të qytetit. Të dy koncertet sollen atmosfere të jashtëzakonshme në pedonalen e qytetit duke tërhequr vëmendjen jo vetëm të vendasve por edhe turistëve të shumte./vizionplus.tv









