
Gjykata e Posaçme la në qeli Lefter Kokën pas kërkesës së këtij të fundit për të dalë nga izolimi.
Ai pretendonte se qëndrimi i tij në burg ishte përmbyllur.
Ish-ministri i Mjedisit është dënuar me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa për atë të Fierit me 5 vjet e 8 muaj.
Për të parin ai ka fituar të drejtën për të dalë në liri, ndërsa për të dytin, ende jo./vizionplus.tv









