![Humb jetën 51-vjeçari në Mirditë, u aksidentua teksa rregullonte ekskavatorin Humb jetën 51-vjeçari në Mirditë, u aksidentua teksa rregullonte ekskavatorin](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/01/LAJMI-I-FUNDIT-711x400.png)
Mirditë/Informacion paraprak
Më datë 10.12.2024, është dërguar në spital, pa shenja jete, shtetasi F. P., 51 vjeç, banues në Malaj, Mirditë.
Nga veprimet e para dyshohet se ky shtetas kishte shkuar në Spaç, bashkë me kushëririn e tij, shtetasin P. P., për të rregulluar një mjet ekskavator në ofiçinën ku shtetasi P.P është përgjegjës.
Gjatë punës, duke ndërruar transmisionin e këtij mjeti, kriku ku mbahej i fiksuar transmisioni është këputur dhe ka goditur shtetasin F. P., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.