Close Menu
    What's Hot

    Konfiskohet autobusi që transportonte nxënës në autostradën Veles-Shkup

    09/05/2026
    Kasami: VLEN një parti politike, vendim historik

    Mexhiti: VLEN erdhi në kohën e duhur, si forcë që i bashkon dhe i faktorizon shqiptarët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës, Afrim Tafa shkarkohet si drejtor i Policisë së Durrësit

      06/05/2026

      Përmbyset zetori në arë, humb jetën 57-vjeçari në Divjakë (EMRI)

      06/05/2026
      “E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin e kapte policia dhe e lëshonte, shteti fajtor

      Dy të miturit humbën jetën teksa luanin përpara shtëpisë, banorët në Durrës marshojnë në shenjë proteste: Mos na vrisni, duam drejtësi

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026

      Konfiskohet autobusi që transportonte nxënës në autostradën Veles-Shkup

      09/05/2026
      Kasami: VLEN një parti politike, vendim historik

      Kasami: VLEN një parti politike, vendim historik

      09/05/2026
      Mexhiti: VLEN erdhi në kohën e duhur, si forcë që i bashkon dhe i faktorizon shqiptarët

      Mexhiti: VLEN erdhi në kohën e duhur, si forcë që i bashkon dhe i faktorizon shqiptarët

      09/05/2026
      Qoku: Më 9 maj para dy viteve numëruam mbi 107 mijë vota shqiptare, sot VLEN-i po bëhet një parti e vetme

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      20/04/2026
      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      09/04/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Shqiperia»EMRAT/ Blenë 4 mijë kredi të këqija dhe “morën peng” qytetarët, zbardhet skema: Si funksiononte mashtrimi me mikrokreditë
    Shqiperia

    EMRAT/ Blenë 4 mijë kredi të këqija dhe “morën peng” qytetarët, zbardhet skema: Si funksiononte mashtrimi me mikrokreditë

    23/05/20244 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    EMRAT/ Blenë 4 mijë kredi të këqija dhe “morën peng” qytetarët, zbardhet skema: Si funksiononte mashtrimi me mikrokreditë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    EMRAT/ Blenë 4 mijë kredi të këqija dhe “morën peng” qytetarët, zbardhet skema: Si funksiononte mashtrimi me mikrokreditë

    Zbardhen emrat e personve të arrestuar, të cilët akuzohen se kanë mashtruar qytetarët përmes skemës së mikrokredive.

    Prokuroria e Tiranës dha sot 4 masa “arrest me burg” për shtetasit Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Arben Meskuti.

    Ndërsa në “arrest shtëpie” u lanë shtetaset Kejda Seferi , Elda Ibro, Alketa Tanushi, dhe Jodisa Dervishi.

    Në kërkim është shpallur Alban Kote.

    Nëntë shtetasit akuzohen për veprën penale ‘Skema mashtruese dhe piramidale’ të parashikuar nga neni 143/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si pjesë e kallëzimit penal nr.3464, datë 25.02.2020, i Ministrisë së Drejtësisë ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre.

    Blerja e kredive të këqija 

    Nga aktet e administruara, rezulton se këto shoqëri morën nga banka ‘ProCredit’ 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

    Për likuidimin e këtyre kredive të blera nga MCA, dyshohet se është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA.

    Me marrjen e një kredie të re pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditorëve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave të tjera.

    Kjo skemë është përdoruar tek kredimarrës të ndryshëm, të cilët rezultojnë të jenë viktima të vjedhjes së pasurisë së tyre, duke shkaktuar një dëm shumë të lartë ekonomik ndaj këtyre shtetasve apo enteve private dhe publike.

    Kamatvonesa 

    Nga ana tjetër, këto institucione financiare aplikonin një kamatë vonesë prej 2% + 8% për çdo vit dhe sipas aktit të ekspertimit kontabël, vlera totale fillestare e detyrimit principal për të gjithë urdhrat e vendosur me palë kreditore shoqërinë ‘Micro Credit Albania’ Sh.a është në shumën 575,842,669.60 lekë. Ndërsa totali i kamat vonesës ligjore sipas normës 2% + 8% në vit është në shumën 258,687,709.07 leke.

    Në aktet hetimore të administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Rast tipik i kësaj natyre është çështja/dosja përmbarimore ku për një detyrim të prapambetur prej 347.958 lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi.

    Sa më sipër, prokuroria arriti të vërtetojë nga aktet e administruara dhe provojë me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta se përmbaruesit Arben Meskuti, Alban Kote, dhe Alekta Tanushi, kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

    Po kështu u provua se shtetasja Kejda Seferi, në cilësinë e përmbarueses dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të ‘Vjedhjes’, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

    Ndërsa shtetasit Aldo Daka, Albert Gega dhe Edmond Mato, në cilësinë e administratorëve të shoqërive përmbarimore Star-FS dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal. Po kështu edhe shtetasja Elda Ibro, administratore e MCA, dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ‘vjedhjes’ parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

    Përveç sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, çmoi se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore të parashikuara në nenet 228 e 229 të K.Pr.Penale, që ndaj personave nën hetim të caktohet një masë sigurimi me karakter shtrëngues dhe gjykata vendosi:

    1 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Aldo Daka;

    2 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Albert Gega;

    3 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasinEdmond Mato;

    4 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen Kejda Seferi;

    5 – Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për Elda Ibro;

    6 – Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen Jodisa Dervishi;

    7 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Arben Meskuti ;

    8 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” për shtetasin Alban Kote dhe

    9 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen Alketa Tanushi

    Të gjithë të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal./vizionplus.tv

    Lexo edhe:

    1. Kërkon ndryshimin e masës “arrest në shtëpi”, shqyrtohet në Apel ankimimi i Berishës, mbërrijnë avokatët
    2. Të huajt zgjedhin Durrësin, afro 300 anije egjiptiane punojnë në sektorin e peshkimit
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Protesta e fermerëve bllokon sërish aksin Kakavijë-Janinë, ora kur do ndalohet qarkullimi i automjeteve

    14/12/20251 Min Read
    Shiste drogë në plazhin e Velipojës, arrestohet 24-vjeçari

    29/06/20241 Min Read
    Moti për ditën e sotme, 5 qershor 2024

    Moti për ditën e sotme, 5 qershor 2024

    05/06/20241 Min Read
    Aksident në Shkodër, makina përplas biçikletën me të cilën po udhëtonte i mituri

    11/05/20241 Min Read
    Kreditimi në rritje, pavarësisht kostove: Koha për kredi afatshkurtra

    26/02/20244 Mins Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni

    Konfiskohet autobusi që transportonte nxënës në autostradën Veles-Shkup

    09/05/20261 Min Read

    Pas një denoncimi paraprak në SPB Veles nga një qytetar, fëmija i mitur i të…

    Kasami: VLEN një parti politike, vendim historik

    Kasami: VLEN një parti politike, vendim historik

    09/05/2026
    Mexhiti: VLEN erdhi në kohën e duhur, si forcë që i bashkon dhe i faktorizon shqiptarët

    Mexhiti: VLEN erdhi në kohën e duhur, si forcë që i bashkon dhe i faktorizon shqiptarët

    09/05/2026
    Qoku: Më 9 maj para dy viteve numëruam mbi 107 mijë vota shqiptare, sot VLEN-i po bëhet një parti e vetme

    Qoku: Më 9 maj para dy viteve numëruam mbi 107 mijë vota shqiptare, sot VLEN-i po bëhet një parti e vetme

    09/05/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    20/04/2026
    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    20/04/2026
    Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

    Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

    20/04/2026
    Me te lexuara

    Konfiskohet autobusi që transportonte nxënës në autostradën Veles-Shkup

    09/05/2026
    Kasami: VLEN një parti politike, vendim historik

    Kasami: VLEN një parti politike, vendim historik

    09/05/2026
    Mexhiti: VLEN erdhi në kohën e duhur, si forcë që i bashkon dhe i faktorizon shqiptarët

    Mexhiti: VLEN erdhi në kohën e duhur, si forcë që i bashkon dhe i faktorizon shqiptarët

    09/05/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.