![Emigrantët largohen pas festave, fluksi në Kapshticë pritet të rritet në ditët në vijim Emigrantët largohen pas festave, fluksi në Kapshticë pritet të rritet në ditët në vijim](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/12/kapshticeee-703x400.jpg)
Pasi kanë kaluar festat e fundvitit pranë familjeve, emigrantët shqiptare kanë filluar të rikthehen në vendet e tyre të punës.
Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës situata paraqitet e qetë në këtë fillim viti, teksa janë marrë të gjitha masat për përballimin e fluksit të lëvizjeve.
E qetë paraqitet situata edhe në piken e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut në Qafë-Thanë.
Pritet që fluksi i lëvizjeve të jetë edhe më i lartë gjate ditëve në vijim./vizionplus.tv