
Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin përfundimtar për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik, ku Hysen Meta vrau babanë e tij, Pëllumb Metën.
Sipas vendimit të shpallur këtë të enjte, më 23 tetor 2025, Hysen Meta u shpall fajtor për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe u dënua me burgim të përjetshëm.
Hysen Meta do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Motra e Hysen Metës, Hygerta Meta u dënua me 8 vite burg, nga 30 vite që kishte kërkuar prokuroria ndërsa i vëllai, Amarildo Meta është dënuar me 5 vite burg.
E ëma e tre fëmijëve, apo bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta është dënuar me 3 vite burg. Në sallën e gjyqit i pranishëm ka qenë vetëm Amarildo Meta.
Hysen Meta – “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armёve, armёve shpёrthyese dhe municionit”, “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs” – burgim i përjetshëm
Hygerta Meta – “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs” – 8 vite burgim
Amarildo Meta – “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs” – 5 vite burgim
Blerina Meta – “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” – 3 vite burgim
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Durprovuar që Hysen dhe Hygerta Meta, motër e vëlla, planifikuan dhe vranë babanë e tyre Pëllumb Meta.
Vendimi i Gjykatës
1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta për kryerjen e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, të parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
3.Pushimin e akuzës për të pandehurin Hysen Meta për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 dhe 25 i K.Penal.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, në bashkimim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Hysen Meta me një dënim të vetëm me burgim të përjetshëm.
4.Deklarimin e fajtor të të pandehurës Hygerta Meta për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetëstë parashikuar nga neni 301 i K.Penal, dhe dënimin e saj me 3 (tre) vjet burgim.
5.Deklarimin fajtore të të pandehurës Hygerta Meta për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 303 dhe 25 të K.Penal, dhe dënimin e saj me 5 (pesë) vite burgim.
6.Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurës Hygerta Meta me një dënim të vetëm me 8 (tetë) vite burgim.
7.Deklarimin fajtor të të pandehurit Amarildo Meta për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 303 dhe 25 të K.Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
8.Deklarimin fajtore të të pandehurës Blerina Meta për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të parashikuar nga neni 301 i K.Penal dhe dënimin e saj me 3 (tre) vite burgim.
9.Vuajtja e dënimit nga i pandehurit Hysen Meta të kryhet në një burg të sigurisë së lartë, ndërsa vuajtja e dënimit nga të pandehurit Hygerta Meta, Amarildo Meta dhe Blerina Meta të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
10.Në aplikim të nenit 190 të K.Pr.Penale, në lidhje me provat materiale, të disponohet sipas pjesës arsyetuese të këtij vendimi.
11.Shpenzimet e kryera në fazën e hetimit paraprak dhe shpenzimet gjyqësore u ngarkohen në mënyrë solidare të pandehurve Hysen Meta, Hygerta Meta, Amarildo Meta dhe Blerina Meta.
12.Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.









