
Një atentat është regjistruar mesditën e kësaj të marte.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raporton se në zonën e Rinasit është qëlluar drejt një makine të bardhë.
Deri më tani mësohet se një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka humbur jetën.
Ndërsa një person tjetër, që ka qenë me viktimën në makinë, ka arritur tu mbijetojë plumbave.









