
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me lajmin për hetimin e numrit dy të qeverisë Belinda Ballukun.
Nga Berlini, gjatë një interviste për Deutsche Welle, kreu i qeverisë shqiptare sqaroi se nuk ka asnjë koment lidhur me rastin ndërsa theksoi se gjithkush është i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës”, tha shefi i qeverisë.
Të premten, opozita deklaroi se zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të barazisë në tendera.
Pyetur nga Vizion Plus, SPAK nuk e mohoi por as e pohoi marjen nen hetim te numrit dy të qeverisë.
Vetë zëevendeskryeministrja Balluku nuk bëri asnjë koment për lajmin, por zgjodhi të publikonte një video duke udhëtuar me tren në Zvicër ku foli për investime të rëndësishme në infrastrukturën hekurudhore shqiptare./vizionplus.tv









