![Arrestohet 38-vjeçari shkodran pa patentë, vodhi “Golfin” e të riut dhe një çantë me sende personale Arrestohet 38-vjeçari shkodran pa patentë, vodhi “Golfin” e të riut dhe një çantë me sende personale](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/03/Screenshot_1-30-710x400.png)
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili akuzohet se ditën e djeshme vodhin automjetin e një 20-vjeçari dhe një çantë me sende personale në automjetin e një shtetasi tjetër.
Policia njofton se në pranga ka rënë Gledis Tuzi, 38 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pasditen e djeshme, ka vjedhur një automjet tip “Golf 4” dhe një çantë me sende personale në një automjet tjetër.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se 38-vjeçari nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Automjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, u sekuestrua çanta me sendet personale të drejtuesit të automjetit tjetër, e cila u gjet gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. T./vizionplus.tv