
Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të shënuar në aksin Lushnjë-Berat, ku një autobot u përmbys dhe humbi jetën një 25-vjeçar.
Policia njofton se ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit bujqësori, me të cilin u aksidentua autoboti, ndërsa sipas testit të kryer rezulton se i arrestuari nuk kishte konsumuar alkool.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin rrugor të ndodhur në aksin “Lushnjë-Berat”, ku si pasojë e përplasjes së një mjeti bujqësor me një autobot të ngarkuar me lëndë hidrokarbure, humbi jetën drejtuesi i autobotit, shtetasi P. P., 25 vjeç, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin:
T., 41 vjeç, banues në fshatin Kashtbardhë, Lushnjë.
Nga kryerja e testit të alkoolit, shtetasi A. T. rezultoi në masën 0.00 mg/l.”, njoftoi policia.
I arrestuari do të hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen./vizionplus.tv