minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“I rashë në gjunjë”, Rita ndryshoi traditën – ishte ajo që i propozoi martesë burrit - Shqiperia.info

Rita Ora ka zbuluar se ishte ajo që i propozoi martesë bashkëshortit të saj, Taika Waititi, gjatë një udhëtimi romantik në Palm Springs – duke rënë vetë në gjunjë.

Këngëtarja 34-vjeçare e cila u martua me regjisorin 49-vjeçar në vitin 2022, e ndau historinë e saj në podkastin “Begin Again” të Davina McCall, duke shpjeguar se si e theu traditën dhe mori përsipër propozimin.

“Unë thjesht bëra gjithçka. Ishim në një dhomë hoteli në Palm Springs, një dhomë shumë e bukur dhe luksoze me tullumbace dhe tortë. I bëra unazat. Ai tha “çfarë dreqin është kjo. Dita e Shën Valentinit?”. Unë i thash “jo, nëse do të thuash jo, do më duhet të heq rrobat”, tha Ora.

“Sidoqoftë, u ula në gjunjë dhe Taikas i pëlqeu shumë”, shtoi këngëtarja.

Rita dhe Taika u martuan në një ceremoni private më 4 gusht të vitit 2022, në Los Angeles. Çifti që fillimisht ishin miq për vite me radhë, e planifikoi dasmën vetëm në dy javë për t’u siguruar që vajzat e Taikas të mund të merrnin pjes.

“I rashë në gjunjë”, Rita ndryshoi traditën – ishte ajo që i propozoi martesë burrit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version