minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Vazhdon suksesi i këngës “Si Ai” të Taynës, artistja përfundon në Instagram-in e Rita Orës - Shqiperia.info

Kënga e Taynës “Si Ai” kësaj radhe ka përfunduar në proflin zyrtar të yllit me famë botërore, Rita Ora.

Artistja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në Instagram një video, ku në sfond dëgjohet kënga më e Taynës, “Si Ai”, një fakt që tregon se muzika e saj ka arritur  të ketë ndikim edhe në arenën ndërkombëtare.

E njohur për tekstet e guximshme dhe performancat e fuqishme në klipe, artistja nga Kosova po përforcon pozicionin e saj si një nga emrat më të kërkuar në muzikë në trojet shqiptare.

Krahas Rita Orës, Ky nuk është rasti i parë që Tayna merr mbështetje nga artistë me emër. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me futbollistin Neymar, modelen Kylie Jenner.

Dj i njohur, Mahmut Orhan madje ka krijuar edhe remixin e kësaj kënge, ku pothuajse në çdo organizim ku ai merr pjesë, ai zgjedh të luaj edhe këngën “Si Ai”.

Kënga “Si Ai” u publikuar gati një vit më parë, dhe deri tani në platformën “Youtube” numëron mbi 13 milionë shikime.

/Reporteri.net/

Vazhdon suksesi i këngës “Si Ai” të Taynës, artistja përfundon në Instagram-in e Rita Orës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version