minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Vdes aktori kosovar Lulzim Rexha - Shqiperia.info

Ka vdekur në moshë të re aktori kosovar, Lulzim Rexha. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte për trajtim në një klinikë në Gjermani.

Rexha për shumë vite ishte pjesë e projekteve të ndryshme filmike, teatrale por edhe aktivitete të ndryshme publike. Ai po ashtu ka qenë pjesë e projekteve teatrale, ku ka luajtur role të ndryshme nëpër shfaqje të cilat janë prezantuar në Kosovë, rajon, Evropë e madje edhe SHBA.

I ndjeri la pas vetes gruan dhe dy fëmijët. Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet në Kaçanik, kurse për kohën e varrimit opinioni do të njoftohet më vonë.

Vdes aktori kosovar Lulzim Rexha / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version