Close Menu
    What's Hot
    Filipçe: Pensionistët, punëtorët dhe të rinjtë janë lënë vetë në kohë krize

    Filipçe: Pensionistët, punëtorët dhe të rinjtë janë lënë vetë në kohë krize

    18/05/2026
    Maqedonia e Veriut me 260 milionë euro borxh të ri

    Maqedonia e Veriut me 260 milionë euro borxh të ri

    18/05/2026
    VLEN: Të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe

    VLEN: Të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe

    18/05/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës, Afrim Tafa shkarkohet si drejtor i Policisë së Durrësit

      U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës, Afrim Tafa shkarkohet si drejtor i Policisë së Durrësit

      06/05/2026

      Përmbyset zetori në arë, humb jetën 57-vjeçari në Divjakë (EMRI)

      06/05/2026
      “E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin e kapte policia dhe e lëshonte, shteti fajtor

      “E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin e kapte policia dhe e lëshonte, shteti fajtor

      06/05/2026
      Dy të miturit humbën jetën teksa luanin përpara shtëpisë, banorët në Durrës marshojnë në shenjë proteste: Mos na vrisni, duam drejtësi

      Dy të miturit humbën jetën teksa luanin përpara shtëpisë, banorët në Durrës marshojnë në shenjë proteste: Mos na vrisni, duam drejtësi

      06/05/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Filipçe: Pensionistët, punëtorët dhe të rinjtë janë lënë vetë në kohë krize

      Filipçe: Pensionistët, punëtorët dhe të rinjtë janë lënë vetë në kohë krize

      18/05/2026
      Maqedonia e Veriut me 260 milionë euro borxh të ri

      Maqedonia e Veriut me 260 milionë euro borxh të ri

      18/05/2026
      VLEN: Të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe

      VLEN: Të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe

      18/05/2026
      Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqiptarë dhe një maqedonas

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      20/04/2026
      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      20/04/2026
      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      20/04/2026
      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

      20/04/2026
      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      09/04/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Opinion»Palestina nuk është si Kosova dhe Hamasi nuk është si UÇK-ja
    Opinion

    Palestina nuk është si Kosova dhe Hamasi nuk është si UÇK-ja

    11/08/20258 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Palestina nuk është si Kosova dhe Hamasi nuk është si UÇK-ja
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Palestina nuk është si Kosova dhe Hamasi nuk është si UÇK-ja

    NJË KRAHASIM MES PALESTINËS, KOSOVËS DHE MAQEDONISË

    Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar.

    Hamasi po e fiton luftën në televizonet perëndimore.

    Prej disa muajsh ushtarët e tij nuk luftojnë më.

    Ata kanë lënë armët dhe janë kthyer në fotografë profesionistë.

    Videot dhe fotografitë e njerëzve të drobitur që mbajnë rradhë për një pjatë me supë, po e lënë botën pa gjumë.

    Hamasi akuzon Izraelin se po ndëshkon me vdekje 2 milion banorët e Gazës, kurse Izraeli thotë se Hamasi se po i vjedh ushqimet për të sajuar lajme të rreme.

    Të dyja janë të vërteta.

    Uria është një nga kapitujt kryesorë të çdo manuali lufte dhe këto dy ushtri janë në luftë vdekjeprurëse.

    Fëmijët e Gazës po e ndëshkojnë Izraelin, më shumë se terroristët e Hamasit.

    Siç ndodh gjithmonë në Perëndim, kur qeveritë i marrin vendimet në studiot televizive, këto ditë Franca dhe Britania lajmëruan se do ta njohin shtetin palestinez.

    Kjo manovër që është më shumë kundër Izraelit, se pro Palestinës, është njëra nga arsyet që e detyroi Izraelin të vendosë pushtimin e Gazës.

    Por pyetja është çfarë shteti do njohë Franca dhe Britania?

    Çfarë shteti është Palestina?

    Një shtet i pushtuar?

    Kush janë kufinjtë e këtij shteti?

    Kush e drejton këtë shtet?

    Kush është qeveria e tij?

    Po Kryeministri?

    Kush i ka fituar zgjedhjet?

    Gaza është një zonë e rrënuar. Aty pothuajse nuk ka më rrugë, nuk ka ujësjellësa, nuk ka ura, nuk ka siguri.

    Aty ka vetëm uri.

    Ky është përfundimi i luftës pa plan që nisi Hamasi dy vjet më parë kur masakroi 1200 njerëz që po kërcenin në një koncert.

    Por edhe para luftës, Gaza dhe gjysma tjetër e Palestinës, West Bank, i kishte kufinjtë tokësorë, ajrorë dhe detarë të kontrolluar nga Izraeli.

    Për fat te keq, Palestina nuk përmbush dot asnjë kriter për t’u konsideruar një shtet i pavarur, siç e ka njohur Shqipëeria antiperëndimore në vitin 1988.

    Atëherë kush është zgjidhja për Palestinën?

    A funksionon dot ajo si shtet i pavarur edhe nëse Franca dhe Britania e njohin?

    Duket e pamundur.

    Kryeministri izraelit tha se pas pushtimit dhe pas pastrimit total nga terroristët e Hamasit, Gaza duhet të qeveriset nga një bashkësi shtetesh arabe.

    Me pak fjalë Gaza do jetë një territor ku shtetet e pasura arabe do investojnë për ta rindërtuar dhe ku 2 milion banorët e saj do jetojnë duke punuar.

    Kjo nënkupton se Izraeli do vazhdojë ta kontrollojë Gazën ushtarakisht por nuk do ta bombardojë më.

    Megjithëse kjo formulë, që mesa duket po negociohet, mund ta përmirësojë jetën e palestinezëve, ajo nuk e bën dot Gazën shtet.

    Po atëherë si mund të zgjidhet cështja e Palestinës?

    Ka shumë njerëz që e krahasojnë Palestinën me Kosovën.

    Ata thonë se edhe Kosova nuk kishte qenë asnjëherë shtet por u bë shtet nga Fuqitë e Mëdha.

    As Palestina nuk ka qenë asnjëherë shtet.

    Kjo është e vërtetë, por krahasimi territorial nuk mjafton.

    Për t’u bërë shtet nuk mjafton të kesh një territor.

    Sjellja e banorëve të atij territori është thelbi që përcakton natyrën e shtetit.

    Nëse kosovarët do ishin futur në territorin e Serbisë dhe do kishin masakruar mijëra fëmijë dhe gra duke i shpërdarë pamjet makabre me krenari në televizonet e botës, Kosova nuk do ishte bërë kurrë një shtet i pavarur.

    Terroristët nuk mund të shpërblehen dhe ky është një parim që nuk ndryshon.

    Kosovarët u mbrojtën nga ushtria serbe me armë, por nuk i prekën fëmijët dhe gratë e tyre megjithëse i kishin shumë afër si komshinj.

    Liderat e Kosovës që janë akuzuar për krime ndaj civilëve pa asnjë provë, u dorëzuan vetë, nuk u fshehën në tunelet e Drenicës dhe po presin gjykimin në mënyrë dinjitoze.

    Askush nuk po vret në emër të tyre dhe askush nuk është marrë peng për t’i bërë presion bashkëisë ndërkombëtare që t’i lirojë.

    Tani Kosova vetëadministrohet prej 17 vitesh.

    Ajo ka parlament, ka zgjedhje, ka ushtri, ka rend, ka gjykata, ka rrugë, ka shkolla, spitale dhe biznese që mbajnë njerëzit në punë.

    Shteti garanton drejtësi, barazi dhe të drejta civile.

    Është i varfër por është i vetëmjaftueshëm dhe mbahet me taksat e veta.

    Palestinezët kishin 80 vjet kohë për të ndërtuar shtetin e tyre, por ata zgjodhën rrugën e kundërt me Kosovën.

    Me miliardat që morën hapën tunele në vend të rrugëve dhe krijuan Hamasin në vend të policisë.

    Sikur UÇK të kishte ndjekur rrugën e Hamasit, do ta kishte lënë Kosovën përjetësisht në Serbi dhe fara e terrorizmit të egër do ta kishte shkatëruar gjithë Ballkanin.

    Por kjo nuk ndodhi.

    UÇK nuk u bë Hamas dhe për fatin e vet të keq Hamasi nuk u bë dot UÇK.

    Sikur palestinezët e Gazës të kishin lexuar librin e UÇK, Palestina sot mund të ishte shtet.

    Prandaj nuk ka asnjë krahasim mes Kosovës dhe Palestinës.

    Lufta e të parës është heroike, e të dytës është terroriste.

    Kosova provoi se Perëndimi nuk ka paragjykim fetar për Gazën dhe se 2 milion muslimanë nuk mjaftojnë për t’u bërë shtet.

    Duhet pak më shumë se kaq. Duhet të jesh civil.

    Por nëse Kosova nuk i vjen dot në ndihmë atyre që kërkojnë një arsye për të njohur Palestinën, ndoshta një vend tjetër me popullsi shqiptare i vjen.

    Ky vend është Maqedonia.

    Sot në Maqedoni jetojnë 58 për qind maqedonas dhe 25 për qind shqiptarë.

    Në vitin 2050 këto shifra do jenë shumë afër. Ndoshta 42 për qind shqiptarë dhe 48 për qind maqedonas.

    Ose edhe më afër.

    Pjelloria e pakicave të shtypura, është rreziku më i madh i shumicave shtypëse.

    Por megjithëse e njohin shumë mirë demografinë e të ardhmes shqiptarët e Maqedonisë nuk kërkojnë të dalin në një shtet më vete.

    Ata kanë fshatrat e tyre, qytetet e tyre, malet e tyre, toponimet e tyre, shkollat e tyre, por kanë edhe diçka që palestinezët nuk e kanë.

    Kanë në shpinë dy shtete me shqiptarë, pjesë e bashkuar e të cilëve duhet të ishin.

    E megjithëse kanë gjithë këto avantazhe shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë kërkuar asnjëherë ta prishin Maqedonië.

    Edhe kur janë vrarë dhe terrorizuar, ata nuk kanë masakruar fëmijë maqedonas duke kërcyer nëpër koncerte siç kanë bërë barbarët e Hamasit.

    Ky durim ka zbutur palën tjetër, por i ka zbutur dhe ata vetë.

    Sot nuk ka më shqiptarë që kërkojnë t’i zgjidhin punët e Maqedonisë me arrmë.

    Demokracia është aleati i tyre dhe dialogu është arma që përdorin të dyja palët për të mbajtur në këmbë këtë shtet artificial.

    Sa herë flas me miqtë e mi izraelitë ia tregoj rastin e Maqedonisë.

    A mund të ishte formula maqedone një zgjidhje për Palestinën dhe Izraelin?

    Ndoshta, pse jo.

    Në vend që të jetojnë në dy shtete, këta dy popuj mund të jetojnë në një shtet.

    Ta kenë ushtrinë të përbashkët, partitë të ndara dhe kufinjtë të hapur.

    Gaza mund të jetë një rivierë e mrekullueshme e Lindjes së Mesme e investuar nga izraelitët dhe arabët e pasur.

    Banorët e Gazës si pronarë të tokës do kenë pjesën e vet në këtë sukses ekonomik si gjithë popujt e Mesdheut.

    Jerusalemi do ishte kryeqytet i shtetit të përbashkët, njëlloj si Shkupi, që dikur ka qenë një qytet shqiptar por ky fakt nuk ka më asnjë vlerë në debatin politik maqedon.

    Sot nga dhjetë milion banorët e Izraelit, 2 milion janë arabë muslimanë.

    Ata kanë partitë e tyre që i përfaqësojnë në parlament.

    Arabët izraelitë kanë të drejta të barabarta me hebrenjtë, shkojnë në ushtri bashkë me ta, bëhen policë, mjekë, ministra dhe quhen izraelitë.

    Ndërkohë Gaza ka 2 milion banorë dhe pjesa tjetër e Palestinës, West Bank ka 3 milion banorë të tjerë.

    Gjithsej janë rreth 5 milionë palestinezë pa shtet.

    Kjo do të thotë se në kushtet e një shteti të përbashkët arabët do ishin 7 milion banorë karshi 10 milion hebrenjve.

    Ky ekuilibër demografik është më shumë perfekt se maqedon.

    Pas 40 vitesh dy popujt mund të ishin barazim në numra.

    Deri atëherë luftërat do kishin pushuar, fëmijët e Gazës nuk do adhuronin Hamasin dhe ushtria izraelite nuk do kishte nevojë të bombardonte qytetet e shtetit të vet.

    Si një demokraci e fortë, Izraeli do ua mësonte artin e zgjedhjeve edhe palestinezëve që nuk votojnë dhe nuk i zgjedhin udhëheqësit me vota.

    Paqja do kishte themele të forta dhe Lindja e Mesme do qetësohej.

    Libani do demilitarizohej dhe Irani do zbutej duke mbetur pa armiq.

    Kjo është formula maqedone që po mban dy popuj armiq në paqe.

    Ajo po funksionon në Ballkan dhe prandaj mund të funksionojë dhe pak më larg.

    Në Palestinë. Dhe në Izrael.

    *Shkrimi është publikuar nga autori në faqen e tij në Facebook.

    Palestina nuk është si Kosova dhe Hamasi nuk është si UÇK-ja / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Bota po ndjen prekjet e Trumpit
    2. Ushtria gjermane do të vazhdojë prezencën në Kosovë dhe Bosnje edhe në të ardhmen
    opinion
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Një opozitë e zgjuar apo një qeveri e brishtë?

    Një opozitë e zgjuar apo një qeveri e brishtë?

    10/02/20255 Mins Read

    Një analizë e gjatë rreth prishjes së raporteve Prishtinë-Washington

    04/02/20257 Mins Read
    Çfarë duhet bërë për ta qetësuar Amerikën?

    Çfarë duhet bërë për ta qetësuar Amerikën?

    18/07/20244 Mins Read
    A i fitoi Trumpi zgjedhjet?

    A i fitoi Trumpi zgjedhjet?

    17/07/20245 Mins Read
    Në vend që të nxisin rritjen, për 25 vitet e fundit, politikanët e Kosovës kanë shtuar pasuri

    Në vend që të nxisin rritjen, për 25 vitet e fundit, politikanët e Kosovës kanë shtuar pasuri

    13/06/20244 Mins Read
    Top Posts
    Filipçe: Pensionistët, punëtorët dhe të rinjtë janë lënë vetë në kohë krize

    Filipçe: Pensionistët, punëtorët dhe të rinjtë janë lënë vetë në kohë krize

    18/05/2026
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Filipçe: Pensionistët, punëtorët dhe të rinjtë janë lënë vetë në kohë krize Maqedonia

    Filipçe: Pensionistët, punëtorët dhe të rinjtë janë lënë vetë në kohë krize

    18/05/20261 Min Read

    “Pensionistët, punëtorët dhe të rinjtë janë gënjyer dhe janë lënë vetëm në një krizë”, tha…

    Maqedonia e Veriut me 260 milionë euro borxh të ri

    Maqedonia e Veriut me 260 milionë euro borxh të ri

    18/05/2026
    VLEN: Të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe

    VLEN: Të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe

    18/05/2026
    Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqiptarë dhe një maqedonas

    Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqiptarë dhe një maqedonas

    18/05/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    20/04/2026
    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    20/04/2026
    Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

    Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

    20/04/2026
    Me te lexuara
    Filipçe: Pensionistët, punëtorët dhe të rinjtë janë lënë vetë në kohë krize

    Filipçe: Pensionistët, punëtorët dhe të rinjtë janë lënë vetë në kohë krize

    18/05/2026
    Maqedonia e Veriut me 260 milionë euro borxh të ri

    Maqedonia e Veriut me 260 milionë euro borxh të ri

    18/05/2026
    VLEN: Të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe

    VLEN: Të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe

    18/05/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.