Rreth dhjetë pacientë me grip janë hospitalizuar në Klinikën Infektive, ndërsa tre prej tyre janë tashmë janë të diangostikuar me Kovid. Bëhet fjalë për familje të njejtë të virusëve. Nuk ka hapësirë për panikë, gjithçka është nën kontrollë dhe përcillen të gjitha udhëzimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.
Edhe në klinikën për pulmologji dhe alergologji, siç tha drejtori mjekësor Dejan Dokiq ka pacintë me grip.
“Është një paciente në një gjendje me të vërtetë shumë të vështirë, me çrregullim të vetë frymëmarrjes, por edhe ndërgjegjës dhe bisedojmë me Klinikën për sëmundje infektive që eventualisht ta marrin, sepse me siguri ajo do të ketë nevojë për respirator. Pacientja është pozitive në influencë“, sqaroi drejtori.
Nuk është vonë për vaksinim, porositi Dokiq, duke treguar se që të vaksinohen, pacientët duhet të jenë të shëndetshëm. Një pacient që është i sëmurë, ndoshta potencialisht ka virus, në atë rast nuk mund të vaksinohet.
Vazhdon numri i lartë i pacientëve me grip në Klinikën Infektive në Shkup appeared first on Telegrafi.