
Ekipi i neurokirurgjisë i Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” për herë të parë ka kryer një biopsi frameless, duke përdorur sistemin më bashkëkohor të neuronavigacionit Vertek. Bëhet fjalë për një nga qasjet më precize të biopsisë, e cila realizohet me një hapje minimale dhe pa vendosjen e kornizës metalike klasike të fiksuar në kokë.
“Biopsia bashkëkohore frameless e trurit mundëson saktësi të lartë, falë zbatimit të sistemit të neuronavigacionit, i cili na mundëson qasje në lezion edhe kur ai ndodhet thellë në tru ose në afërsi të strukturave kritike të tij. Përmes një qasjeje minimale në kokë, instrumenti drejtohet me kujdes drejt ndryshimit duke shmangur strukturat vitale dhe enët e gjakut, ndërsa e gjithë procedura zgjat më pak në krahasim me metodat klasike të biopsisë”, thotë Doc. Dr. Milenko Kostov, neurokirurg.

Me këtë lloj biopsie mundësohet diagnostikim i hershëm dhe i saktë, i cili përbën një hap të rëndësishëm në planifikimin e trajtimit të mëtejshëm. Falë saktësisë së lartë, rreziku nga komplikimet është i ulët, gjë që e bën procedurën më efikase dhe më të sigurt krahasuar me metodat klasike. Për më tepër, pacientët rikthehen më shpejt në aktivitetet e përditshme, pasi invaziviteti i ulët mundëson qëndrim më të shkurtër spitalor dhe rikuperim më të shpejtë.



