Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot zhvilloi një takim kyç me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP), ku mori mbështetje të plotë për fushatën “Më e mira e Maqedonisë: Tradita jonë, krenaria jonë”.
“Kam realizuar një takim të rëndësishëm me kryetarin e OEMVP, ku prezantova fushatën e nisur nga ministria jonë. Prezantimi përfshiu gjithçka që është arritur deri më tani në afirmimin e fushatës,” theksoi ministri Tripunovski, njoftojnë nga MBPEU.
Ministri shprehu kënaqësinë për reagimin pozitiv të odës ekonomike – “Më gëzon fakti që OEMVP e pranoi fushatën me mbështetje të plotë. Kjo përbën një hap të rëndësishëm për objektivat tona të përbashkëta.”
Fushata ka një mision të qartë, t’u japë identitet të dallueshëm bujqve të vendit dhe produkteve të tyre cilësore.
“Qëllimi është t’i jepet epiteti i prodhuesit të produkteve bujqësore të Maqedonisë me cilësi të lartë. Efekti shtesë që presim është t’u ndihmojmë kompanive vendase që merren me përpunimin e produkteve vendase,” shpjegoi ministri.
Sipas Tripunovskit, fushata do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik – “Përmes kësaj nisme do të gjallërojmë ekonominë vendase dhe do të forcojmë pozitën e produkteve të Maqedonisë në treg”.
“Si ministri, ne jemi në komunikim të drejtpërdrejtë me odat, nga të cilat marrim mbështetje të fuqishme, por gjithashtu edhe me rrjetet tregtare. Tashmë jemi në fazën e shpërndarjes së etiketave të veçanta të çmimeve për produktet e Maqedonisë në markete,” tha Tripunovski.
“Në platformën digjitale që kemi prezantuar, procesi i regjistrimit të bujqve, përpunuesve dhe subjekteve tregtare është duke vazhduar aktivisht,” u shpreh me vendosmëri ministri.
Tripunovski falënderoi për mbështetjen e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe shprehu shpresën që bashkëpunimi të vazhdojë dhe të thellohet edhe në të ardhmen./Telegrafi/
Tripunovski: OEMVP do të mbështet fushatën “Më e mira e Maqedonisë: Tradita jonë, krenaria jonë” appeared first on Telegrafi.