Taylor Swift, në një intervistë të rrallë në podcastin e vëllezërve Trevis dhe Xhejson Kells, tregoi për albumin e saj të ri “Jeta e një Showgirl-i”, që do të dalë më 3 tetor. Albumi, i shkruar gjatë turneut të madh Eras, flet për jetën e saj pas skenës dhe periudhat e gëzueshme që ka përjetuar. Përmban 12 këngë, mes tyre edhe ajo kryesore me këngëtaren Sabrina Carpenter.

Taylor shpjegoi se shpesh vendos “mesazhe të fshehta” në këngë, të lidhura vetëm me muzikën dhe jo jetën e saj private. Ajo tregoi edhe si nisi lidhja me Travis: pas një komenti të tij në podcast, familjarët dhe miqtë e saj e bindën ta takonte.

Në bisedë folën edhe për jetën në shtëpi, dashurinë për pjekjen e bukës dhe hobet e saj si qepja e piktura. Taylor pranoi se para lidhjes nuk dinte asgjë për futbollin amerikan, por tani e ndjek me pasion.

Ajo u prek kur tregoi se pas shumë viteve arriti të blejë të drejtat e gjashtë albumeve të para, falë mbështetjes së fansave. Sipas saj, shumë nga versionet e reja janë edhe më të mira se ato origjinale.

Taylor Swift flet për albumin e ri / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version