Ardon Jashari u prezantua sot në konferencë për shtyp tek Milani, të cilit iu bashkua së fundmi.
Ylli shqiptar ndër të tjera nga gazetarët u pyet edhe për Granit Xhakën, shkruan “Gazeta Express”.
Ai u pyet nëse ndihet fitimtar dhe nëse shoku i tij Xhaka e kishte ndihmuar për ta fituar këtë mentalitet.
“Xhaka e ka një karakter të fortë dhe është edhe lojtar i madh. Kam mësuar shumë nga ai. Ne jemi rritur njëjtë, ne e kemi këtë mentalitet fituesi, këtë vendosmëri dhe një zjarr brenda vetes. Ne gjithmonë japim gjithçka nga vetja, e kemi atë ‘grintën’ brenda. Kur jemi në fushën e futbollit, duam të fitojmë gjithmonë. Unë dua të kontribuoj dhe ta transmetoj ‘zjarrin’ tim tek ekipi. Shpesh, ekipi që i ka këto më shumë – fiton”, deklaroi 23 vjeçari.
Njëjtë si futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, edhe Granit Xhaka ishte objektiv i Milanit në këtë verë, por në fund ai përfundoi në Sunderland pasi Kuqezinjtë nuk ishin në gjendje t’i përmbushnin kërkesat e Bayer Leverkusenit.
Jashari e lartëson Xhakën: U rritëm me të njëjtin mentalitet fitues dhe “zjarr” brenda vetes / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.