Bujar Osmani nga BDI i cili do të garojë në këto zgjedhje lokale për komunën e Çairit, tha përmes një video adresimi se Maqedonia është shtet i të gjithëve, ndaj në këtë vend dëshmohet bashkëjetesa ndërmjet shumë bashkësive.

“Maqedonia është shtëpia jonë e përbashkët, ndërsa Çairi është simbol i bashkëjetesës mes shqiptarëve, maqedonasve, romëve dhe të gjitha komuniteteve të tjera që së bashku ndajnë të njëjtat gëzime, sfida dhe ëndrra për një jetë më të mirë”, tha Osmani.

Ai tha se Marrëveshja e Ohrit është themeli i stabilitetit dhe garanci për të ardhmen që do të ndërtohet pa ndarje, me barazi dhe respekt për të gjithë.

“Si kryetar i ardhshëm komune, do të jem shtyllë e marrëdhënieve të mira ndëretnike, do të kujdesem njësoj për çdo qytetar dhe çdo lagje, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare. Besoj se përmes besimit dhe respektit, do ta ngremë Çairin nga hiri. Fuqia jonë është tek ajo që jemi bashkë. Kështu do të vazhdojmë – të fortë, të bashkuar dhe të vendosur për ta ndërtuar Çairin si shtëpi për të gjithë”, shtoi Osmani.

Osmani: Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Çairit, pa dallim kombësie apo besimi fetar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version